Reklamë arkivolësh me femra nudo
07/11/2015 00:00
Një prodhues arkivolësh ka menduar se mënyra më e mirë për t’i bërë reklamë produkteve të tij do të ishte me anë të një kalendari me femra “topless” ose krejtësisht nudo.
Kalendari pikant, i realizuar nga studio ReRetro, ka si protagoniste modele të bukura, të cilat pozojnë pranë arkivolit.
Zbigniew Lindner, themelues i kompanisë polake, thotë: “Ne duam të tregojmë arkivolët tanë të bukur dhe mendojmë se është edhe më mirë nëse i shoqërojmë me vajza të bukura. Ne punojmë shumë për ata arkivolë që shihen vetëm për pak çaste gjatë funeralit. Duam që të shihen më shumë”.
Top Channel