Kujdes kur i dërgoni foto të nxehta bashkëshortit

21/10/2015 10:10

Pjesa më e madhe e bashkëshortëve do të ngazëlleheshin nëse gruaja e tyre do t’u dërgonte përmes rrjeteve sociale foto të nxehta…nëse në të njëjtën dhomë me të nuk do të ndodhej një tjetër mashkull.

Në internet po qarkullon me shpejtësi rasti i një bashkëshorti të paidentifikuar që mësoi përmes Snapchat tradhëtinë e bashkëshortes së tij.

Femra i nis disa foto të shkrepura nga një dhomë hoteli, por në njërën prej tyre tregohet e pakujdesshme ndaj detajeve dhe në sfond dukeshin këpucët e një mashkulli.

Bashkëshorti i vëmendshëm e vë re këtë detaj dhe i kërkon llogari duke e pyetur se me kë ishte në dhomë. Gruaja këmbëngul se ishte vetëm dhe se nuk do ta tradhtonte kurrë atë, por bashkëshorti këmbëngul dhe i thotë se të kujt janë këpucët në foto.

Kaq është biseda që qarkullon nëpër rrjetet sociale, ku një pjesë e përdoruesve hedhin dyshime mbi vërtetësinë e rastit në fjalë, duke thënë se bëhet fjalë për një sajesë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel