Kujdes kur shkoni në një park zoologjik
10/10/2015 00:00
Nëse planifikoni një udhëtim në një park zoologjik, sigurohuni të keni mbyllur dyer e dritare, e madje dhe bagazhet. Nëse pyesni pse, këto foto janë përgjigja e qartë.
Vizitorët e Blair Drummond Safari Park, në Skoci janë në “luftë” me afro 30 majmunë të llojeve të ndryshme. Adhuruesit e natyrës janë paralajmëruar të kyçin dritaret dhe dyert, por si duket ata kishin harruar të kyçnin bagazhin mbi makinë, për të shëtitur 2 hektarë tokë.
Majmunët vërshuan drejt bagazhit të tyre duke kthyer gjithçka përmbys. Më irrituesja? Nuk mund të dilnin nga makina.
Top Channel