Si është të bësh një tatuazh?
09/10/2015 10:30
Dhemb shumë kur bën një tatuazh? Kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje një fotografe nga Nju Jorku, e cila vetë nuk ka asnjë tatuazh në trup, por i pëlqen procesi i realizimit të një tatuazhi.
Që nga viti 2013, Anne Burlock Lawver, i bën foto personave që vizatojnë trupin, sigurisht, pasi i merr leje.
“Më pëlqejnë këto foto sepse tregojnë bukurinë fizike dhe emocionale të njerëzve gjatë një eksperience personale”, thotë Anne.
Top Channel