Japonia është njëri prej vendeve me dendësinë më të madhe të popullsisë dhe si pasojë e kësaj, hapësirat për ndërtim janë të kufizuara dhe të kontrolluara rreptësisht prej autoriteteve.

Kjo ka bërë që japonezët të përshtaten dhe të kënaqen me aq sa kanë mundësi. I tillë është edhe rasti i një arkitekti i cili mori lejen e ndërtimit të shtëpisë së tij në një rrip toke, ku shumëkush as që do e kishte marrë mundimin të ndërtonte as kasolle.

Por nuk është ky rasti i arkitektit në fjalë. Ai jo vetëm që e ngriti banesën, por shfrytëzoi në maksimum hapësirën që kishte në dispozicion duke ngritur një shtëpi të çuditshme nga jashtë, por plot luks e të bollshme brenda, që ushton 200 mijë dollarë.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA