Siri, armë amerikane në duart e Al Kaedas

26/09/2015 13:05

Ushtria amerikane konfirmoi zërat se një pjesë e armëve të dërguara prej saj për rebelët që luftojnë ISIS-in në Siri, po përfundojnë në duart e grupeve ekstremiste të lidhura me Al Kaedan.

Pentagoni deklaroi se një njësi rebele e pajisur me autoblinda dhe armatim amerikan, i dorëzoi këto al-Nusras, grup ekstremist i lidhur fort me Al Kaedan.

KOngresi amerikan ka miratuar një plan prej 500 milionë dollarë për trajnimin dhe armatimin e grupeve rebele që luftojnë si kundër ISIS-it, ashtu edhe kundër presidentit Assad në Siri.

Por, grupi i parë i trajnuar u rrethua dhe u dorëzuan përballë ekstremistëve të al-Nusras, me gjasë për t’i shpëtuar ekzekutimit.

Javën e kaluar, gjenerali Lloyd Austin tha në Kongres së vetëm 4 ose pesë rebelë nga grupi prej 54 personash të trajnuar sipas programi amerikan, janë ende duke luftuar në terren.

Autoritetet amerikane thonë se programi për mbështetjen përmes trajnimit dhe pajisjes me logjistikë luftarake i rebelëve që luftojnë ISIS-in në Siri është në fazat e veta fillestare.

Top Channel