Gjen punën ideale, pushohet pas gjysmë ore

25/09/2015 21:30

Kishte gjetur punën “perfekte”, por u pushua vetëm gjysmë ore më vonë. Ka qenë ky fati i keq i një të reje amerikane, që u dëbua nga bordi drejtues i kompanisë për shkak të një tatuazhi në dorën e saj.

Claire Shepherd, 27 vjeç nga Suensi, aplikoi për rolin e menaxheres së shitjeve pranë një kompanie që ofronte objekte logjistike. Të impresionuar nga eksperienca e saj, drejtuesit ia ofruan pozicionin pas një interviste telefonike që shkoi më së miri.

Por, pasi zbuluan se vajza kishte bojë në duart e saj, e kontaktuan duke i thënë se nuk mund ta punësonin për shkak se tatuazhi mund të “shkaktonte ofendim”.

Tatuazhi, të cilin Claire e kishte bërë 18 muaj më parë, nis nga gishti tregues i saj dhe vazhdon përgjatë dorës, deri në mes të parakrahut.

E irrituar nga ky vendim i kompanisë, ajo shkroi në Facebook: “Fitova një vend pune të ri sot! Por më përzunë vetëm gjysmë ore më vonë. U shokova kur më thanë se shkak ishte bërë tatuazhi im”.

Megjithatë, duket se fati ka qenë me Claire, pasi pasi kanë lexuar postimin e saj të gjatë me tone kritike, drejtuesit e kompanisë ia ofruan postin sërish.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA