Ballë për ballë me anëtarët e bandave të El Salvadorit
07/09/2015 00:00
Fytyra dhe trupi i tyre janë të mbuluara me tatuazhe që tregojnë historitë e krimeve që kanë kryer. Ata janë shpërndarës droge, vrasës dhe trafikantë armësh, anëtarë të Mara Salvatrucha (MS-13), një bandë aq e frikshme në El Salvador saqë lejohen nga autoritetet të drejtojnë burgun e tyre.
Në San Salvador, Mara Salvatrucha kontrollon burgun Penas Ciudad Barrios, ku vuajnë dënimin e tyre rreth 2500 persona.
Gardianët e burgut dhe ushtria e El Salvadorit qëndrojnë jashtë këtij burgu dhe nuk ndërhyjnë pothuajse fare në atë çfarë ndodh mes të burgosurve brenda rrethimit.
Top Channel