Odiseja e një klandestini afrikan

03/08/2015 00:00

Çdo ditë qindra-mijëra afrikanë nisen drejt Europës për një jetë më të mirë. Udhëtimi i tyre zgjat disa ditë, shpesh, muaj e me raste edhe vite.

Shumë përfundojnë viktima të trafikantëve, abuzimit e deri edhe vrasjes, të tjerë kanë gjetur vdekjen në ujërat e Mesdheut.

Megjithatë, kjo nuk ka dekurajuar që numri i atyre që përpiqen çdo ditë të hyjnë në Europë të ulet, përkundrazi, ky numër ka ardhur gjithnjë në rritje.

Njëri prej tyre është edhe Abdu, një i ri senegalez që ka zgjedhur të rrefejë përmes fotove të hedhura në rrjetet sociale të gjithë odisenë e udhëtimit të tij; që nga supa e fundit e mamasë në vendlindje e deri në momentin kur është kapur nga policia në brigjet spanjolle.

FOTO GALERI
2/14
Para nisjes duhet një qethje. Abdu shkruan se është gati për çdo të papritur dhe çdo përvojë të re

Top Channel