Prilli sjell ndryshime të mëdha, 3 shenja të zodiakut hyjnë në një fazë të re
Flokët janë më të shkurtër, disa rrudha më shumë në fytyrë, por buzëqeshja dhe shikimi janë të njëjtë. Kanë kaluar 40 vjet që kur ajo i tha “Po” për martesë dhe asgjë nuk ka ndryshuar.
Një çift amerikan ka festuar përvjetorin e martesës duke rikujtuar atë ditë të lodhshme të korrikut të 1975, ku kanë pozuar në të njëjtën mënyrë.
Fotot janë publikuar në Reddit, nga djali i çiftit, ku ata kanë edhe të njëjtën veshje madje, të qepur nga me dorë nga gruaja. Por motoja dhe konteksti flasin për tjetër gjë. Siç shpjegon djali i tyre, në përgjigje të komenteve, fotot e sotshme janë shkrepur para shtëpisë ku prindërit jetojnë prej 30 vjetësh. Ndërsa ato të 1975 janë shkrepur para shtëpisë së gjyshërve.
Edhe motori në foto nuk është i njëjtë. Djali i tyre rrëfen se prindërit janë njohur në një lokal të quajtur “The Lower Level” dhe nuk janë ndarë më që prej atëherë.
Top Channel