Përvjetori i martesës, foto si 40 vite më parë

21/07/2015 00:00

Flokët janë më të shkurtër, disa rrudha më shumë në fytyrë, por buzëqeshja dhe shikimi janë të njëjtë. Kanë kaluar 40 vjet që kur ajo i tha “Po” për martesë dhe asgjë nuk ka ndryshuar.

Një çift amerikan ka festuar përvjetorin e martesës duke rikujtuar atë ditë të lodhshme të korrikut të 1975, ku kanë pozuar në të njëjtën mënyrë.

Fotot janë publikuar në Reddit, nga djali i çiftit, ku ata kanë edhe të njëjtën veshje madje, të qepur nga me dorë nga gruaja. Por motoja dhe konteksti flasin për tjetër gjë. Siç shpjegon djali i tyre, në përgjigje të komenteve, fotot e sotshme janë shkrepur para shtëpisë ku prindërit jetojnë prej 30 vjetësh. Ndërsa ato të 1975 janë shkrepur para shtëpisë së gjyshërve.

Edhe motori në foto nuk është i njëjtë. Djali i tyre rrëfen se prindërit janë njohur në një lokal të quajtur “The Lower Level” dhe nuk janë ndarë më që prej atëherë.

FOTO GALERI
2/4
Çifti është njohur në një lokal dhe nuk u ndanë më që atëherë

Top Channel