Prezantimi i Programit të Bashkëpunimit Zviceran, Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për rrugëtimin europian të Shqipërisë Socialistët dhe demokratët mbyllën një marrëveshje të rëndësishme që bën opozitën pjesë të reformës në drejtësi, një nga reformat kyçe për ecjen përpara me integrimin europian të vendit.
E arritur me ndërmjetësimin aktiv të partnerëve amerikanë dhe europianë, marrëveshja nuk parashikon të drejtën e vetos për opozitën, siç kërkonte ajo disa muaj më parë, por palët kanë rënë dakord që në komisionin e posaçëm të ushtrohet parimi i paritetit, ku mazhoranca dhe opozita do të kenë përfaqësim të barabartë në komision, secili nga 5 anëtarë. Pasi është tërhequr nga shumica e numrave në komision, mazhoranca ka ruajtur epërsinë e votave nëpërmjet ushtrimit të fuqisë së votës së dyfishtë të kryetarit, i cili ka rënë dakord të mos e përdorë në disa raste të veçanta, të kërkuara edhe më herët nga opozita dhe që kanë të bëjnë kryesisht me ekspertizën e ligjeve.
“Përjashtimisht në rastet kur rezultati është i barabartë, vota e kryetarit të komisionit është vendimtare, duke respektuar në çdo vendimarrje standardet ndërkombëtare të transparencës dhe gjithëpërfshirjes në kosultim me ekspertizën ndërkombëtare, përfshirë edhe Komisionin e Venecias”, tha Xhafaj.
“Duke pasur parasysh që procesi të përputhet me standaret europiane, kryetari nuk do të përdorë votën e dyfishtë. Pra, do të ketë një respektim të padiskutueshëm të këtyre standardeve. Për këtë ne kemi rënë dakord”, u shpreh Halimi.
Pas mbylljes së ndërmjetësimit, herët gjatë paradites, partnerët ndërkombëtarë presin që dy palë mosbesuese ndaj njëra-tjetrës të punojnë së bashku për reformën në drejtësi. Fjala konstruktivitet u përdor si nga socialistët edhe nga demokratët.
“Unë shpresoj dhe dëshiroj të besoj se roli i opozitës në këtë proces do të jetë konstruktiv”, u shpreh Xhafaj.
“Kjo është një reformë shumë e rëndësishme dhe për herë të parë këtë vit është bërë pjesë e procesit konstruktiv të reformës në drejtësi. Ne shpresojmë, që së bashku me komisionin tjetër që ka të bëjë me dekriminalizimin, të ecin në mënyrë të barabartë”, tha Halimi.
Për marrëveshjen e pazbatuar të dekriminalizimit nuk është folur prej kohësh, por për reformën në drejtesi kryeministri Edi Rama i bëri kancelares Merkel premtimin publik për ta miratuar atë deri në fund të vjeshtës.
Nëse kjo do të arrihet në konsensus me opzitën, atëherë do të jetë hera e parë që, perveç reformës zgjedhore, mazhoranca dhe opozita bëjnë së bashku një nga reformat më të rëndësishme të vendit në këto dy dekada.
Top Channel