Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim me veshje elegante, Grida Duma tashmë ka ndryshuar stilin e të veshurit dhe imazhin e saj në publik.
Fushata elektorale e ka detyruar kandidaten e djathtë për Bashkinë e Durrësit, të braktisë takat e larta, fustanet e ngushta, apo aksesorët e shtrenjtë, duke i zëvendësuar ato me veshje sportive, atlete dhe një “look” më praktik. Ajo thotë se, ky ndryshim ka rrjedhur krejt natyrshëm.
“Ka qenë çështje instiktive plotësisht. Thjesht e kam ndierë se nuk mund të shkosh në zona të caktuara e kuruar më shumë se ç’duhet, sepse nëse je atje, duhet t’u tregosh njerëzve me çdo detaj e vogëlsi, që je atje për të dëgjuar ata, sepse ata janë prioritet. Nëse prioriteti është të të shohin sesi je, atëherë nuk je duke bërë realisht të vërtetën e një dëgjese me njerëzit dhe problematave të tyre”, tha Gruda Duma.
Për të bërë përzgjedhjen e veshjeve të saj, Grida e kthen shtëpinë përmbys.
“Bëj një rrëmujë të madhe në shtëpi. Sigurisht, publiku mua më ka parë përgjithësisht nga studiot, ku secili përpiqet të jetë përgjithësisht në më të mirën e tij. Por, nga e premtja e deri në fundjavë unë jam kjo që shikoni përgjithësisht tani”, rrëfen kandidatja demokrate për Durrësin, Grida Duma.
Kandidatja për Bashkinë e Durrësit i personalizon veshjet, nisur edhe nga këshillat e miqve të saj.
“Shpesh, ato që më kanë nominuar se vishem shtrenjtë, në fakt kanë qenë rroba të qepura. Por, unë kam krijuar një stil timin dhe e respektoj, e di se çfarë më shkon dhe nuk dal shumë prej atij”, u shpreh Grida Duma.
Fiton ose jo, kjo nuk ka rëndësi, pasi elektorati e ka mirëpritur thjeshtësinë e saj. Por sa e ka besuar? Kjo mbetet për t’u parë…
Top Channel