Zjarr në një restorant në Prishtinë
17/05/2015 00:00
Mesditën e së dielës është përfshirë nga zjarri një restorant në rrugën “Sulejman Vokshi” në Prishtinë.
Lajmi për Top Channel është konfirmuar nga zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti tha se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësiti i zjarrfikësve dhe forca të Policisë së Kosovës.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një ekip i Komunës së Prishtinës, për të kuptuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
Top Channel