Kapet me pushkë të mbushur dhe municion, arrestohet 18-vjeçari pranë Kapitolit Forcat tokësore ruse do t’u bashkohen atyre nga Kina, India, Mongolia dhe Bjellorusia, në një seri stërvitjesh të përbashkëta ushtarake gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, njoftoi zyra e Presidentit rus, Vladimir Putin, këtë të mërkurë.
Njoftimi është publikuar pasi Putin është takuar me drejtues të lartë ushtarakë rusë në rezortin e detit të Zi të Sochit, si dhe pritet të nxisë nervozizëm në kryeqytetet e Perëndimit, marrëdhëniet e të cilëve me Moskën janë përkeqësuar së tepërmi për shkak të krizës tashmë njëvjeçare të Ukrainës.
Moska është prirur gjithnjë e më shumë kohët e fundit për të ndërtuar marrëdhënie më të ngushta ekonomike dhe të sferave të tjera me gjigantët e Azisë, Kinën dhe Indinë, që kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian vendosën sanksione ndaj Rusisë vitin e kaluar, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.
Stërvitjet e përbashkëta ushtarake do të kenë në fokus aktivitete paqeruajtëse dhe antiterroriste, thuhej në deklaratën e publikuar. Stërvitje të ngjashme janë planifikuar edhe me trupa nga vendet anëtare të “Organizatës kolektive të Traktatit të Sigurimit”, ODKB, në të cilën bëjnë pjesë Rusia dhe disa ish-republika sovjetike, si Kazakistani, Armenia dhe Kirgistani.
Rusia ka planifikuar gjithashtu edhe stërvitje të tjera për Forcat e Armatosura gjatë këtij viti, pjesë e përpjekjeve për të kundërshtuar atë që Moska e konsideron si një qëndrim agresiv dhe antirus të NATO-s.
Top Channel