Qindra persona të mbledhur për të parë qentë që ndeshen me njëri-tjetrin derisa njëri të ngordhë. Kjo është skena që shihet zakonisht në veri të Kinës dhe që ka shkaktuar reagimin e aktivistëve për të drejtat e kafshëve, të cilët kërkojnë një ndryshim në ligj për të mbrojtur qentë nga “përleshja e vdekjes”.

Por, banorët e fshatrave që organizojnë të tilla ndeshje thonë se diçka e tillë bëhet në mënyrë që njerëzit të argëtohen gjatë Festivalit të Pranverës në provincën Shanxi.

Gara është e hapur për këdo që sjell një qen me vete dhe pronari i qenit fitues shpërblehet me një paketë cigare.

Njëri nga organizatorët thotë se ndeshjet e qenve janë mënyra e vetme e argëtimit në një fshat të izoluar: “Ata që na kritikojnë kanë shumë para’ dhe mund të kënaqen me çfarë të duan. Ne na mbetet vetëm të organizojmë gjëra të tilla.”

Policia thotë se këto evente nuk shkelin asnjë ligj dhe nuk ka pasur asnjë denoncim për to. Në Kinë, ndeshjet e qenve janë të paligjshme vetëm nëse vihen baste.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel