
Valteri Botas ishte piloti më i shpejtë në ditën e fundit të provave para startit të sezonit të ri në Formula 1. Finlandezi i Uilliamsit e përshkoi pistën e Montmelosë për 1 minutë, 23 sekonda e 63 të qindat.
Në vendin e dytë u rendit Sebastian Fetel, i cili me paraqitjet e tij para nisjes së kampionatit ka sjellë optimizën në radhët e skuadrës së Ferrarit. Ndonëse shumëkush priste që lista e renditjes të vazhdonte me emra të tjerë të njohur, ka qenë Felipe Nasr me Sauber i cili ka surprizuar duke zënë vendin e tretë.
Mercedesi me Niko Rosberg dhe Meklaren me Xhenson Baton kanë arritur të zënë vetëm vendin e 6 dhe të 7.
Cmimi i madh i Australisë më 15 mars do të startojë sezonin me 19 gara të Formulës 1.
Top Channel