De Biasi e Cana votuan për Cristiano Ronaldon

13/01/2015 00:00

Cristiano Ronaldo u shpall fitues i “Topit të Artë” mbrëmjen e së hënës, ndërsa FIFA zbardhi listën e trajnerëve dhe kapitenëve të të gjitha kombëtareve të njohura që votuan për fituesin e këtij trofeu.

Dy përfaqësuesit e Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi  dhe kapiteni Lorik Cana kanë dhënë nga 5 pikë për portugezin. Trajneri italian i Kombëtares sonë ka renditur si preferenca të tij edhe dy lojtarët e Bayern-it, Filip Lahm dhe Arjen Robben përkatësisht me 3 dhe dy pikë.

Edhe Cana në treshen e zgjedhur kishte preferuar të mos votonte për dy finalistët e tjerë, teksa i dha 3 pikë holandezit  Arjen Robben dhe dy pikë për një tjetër lojtar të Bayernit, Thomas Muller.

Portugezi fitoi këtë çmim përballë rivalit të përjetshëm, Lionel Messi dhe portierit gjerman, Manuel Neuer. Ai siguroi 37.66 përqind të votave, duke lënë pas argjentinasin e Barcelonës me 15.76 përqind dhe portierin e Bajernit të Mynihut me 15.72 përqind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA