Një i pastrehë ukrainas është shndërruar në një yll mode me shijen e tij për veshjet. I pikasur në rrugët e Lvivit, 55-vjeçari me emrin Slavik ndërron veshjet e tij çdo ditë (ka raste edhe dy herë në ditë) dhe pothuajse kurrë nuk vesh të njëjtat gjëra më shumë se një herë.

Pamja e tij tërhoqi vëmendjen e fotografit Yurko Dyachyshyn, i cili ka realizuar rreth 100 foto të të pastrehut, i cili edhe pse pa shtëpi dhe pa të holla në xhep, nuk harron të ndryshojë modelin e flokëve, formën e mjekrës dhe të rruajë sqetullat.

“Ai nuk është një i pastrehë i zakonshëm. Ka një stil jete shumë ndryshe nga të pastrehët e tjerë. Ai nuk tërheq pas vetes karroca dhe nuk fle në kazanë pleshrash. Ka një vend të fshehtë që e quan shtëpi, por askush nuk e di se ku gjendet ky vend”, shkruan fotografi në blogun e tij.

Edhe pse ka këmbëngulur shumë, Yurko kurrë nuk ka arritur të mësojë se ku i gjen kaq shumë rroba Slaviku.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel