F1, Hamilton: Bëra një gabim të rëndë

09/11/2014 00:00

Lewis Hamilton do të shkojë në garën e fundit në Abu Dhabi me 17 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt, Niko Rosberg, pasi arriti i dyti në garën e Brazilit.

Megjithatë, piloti britanik i Mercedes nuk është shprehur i lumtur për vendin e dytë, duke thënë se nga Interlagos mund të kishte marrë më shumë nëse nuk do të kishte bërë atë gabim në xhiron e 28-të, ku doli nga pista dhe largësia nga Rosberg u bë më e madhe. Hamilton ka përgëzuar shokun e tij për garën perfekte.

Shefi i skuadrës Mercedes, Toto Wolff tha se në Abu Dhabi do të vendoset gjithçka dhe do të jetë një spektakël i vërtet në Formula 1. Ai foli edhe për të dy pilotët e Mercedes, të cilët i kanë dhënë tonin këtë vit Formula 1.

“Të dy janë mjaft konkurrues. Hamilton bëri një gabim dhe humbi 6 sekonda. Ndërsa, Rosberg po kalon një moment të mjaft të mirë. Psikologjikisht fitoi një betejë të rëndësishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA