Spanjë, festohet “Tomatina”, beteja me domate

29/08/2014 00:00

Në fshatin Bunol, në afërsi të Valencias është zhvilluar festa e përvitshme tradicionale “Tomatina”, lufta më e madhe me domate  në botë.

Rrugët e këtij lokaliteti valencian kthehen për rreth 1 orë në një
betejë të vërtetë, me banorët që fluturojnë 140 tonë domate ndaj njëri-tjetrit.
69-vjetori i festës me famë ndërkombëtare mblodhi 22 mijë persona, 17 mijë prej të cilëve turistë nga e gjithë bota.

Ky ishte edicioni i dytë i “Tomatinas” me pagesë që në momentin që strukturat shtetërore të Bunolit vendosën një tarifë 10 euro për pjesëmarrjen, në mënyrë që të përgjysmonin numrin e personave për arsye sigurie. “Tomatina” festohet çdo vit në të mërkurën e fundit të muajit gusht, si pjesë e festimeve verore në nder të San Luis Bertran.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel