Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping Izraeli raportoi lëshime raketash nga Gaza gjatë mëngjesit të së premtes, pasi skadoi armëpushimi 3-ditor në Lindjen e Mesme, gjë që u mbyll pa arritjen e një marrëveshjeje për ta shtyrë atë, pavarësisht përpjekjeve të shumta.
Më shumë se 18 raketa janë lëshuar drejt Izraelit, me përfundimin e afatit në 8 të mëngjesit, bënë të ditur Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF). Dy prej tyre u kapën nga sistemi mbrojtës antiraketor “Iron Dome”, 14 prej tyre ranë në hapësira të pabanuara, ndërsa 2 prej tyre ranë sërish në territorin e Gazës.
Hamasi, grupi i militantëve islamik që kontrollon Rripin e Gazës, bëri të ditur se zyrtarët palestinezë që ishin në bisedime në Kajro nuk arritën marrëveshje për shtyrjen e paqes, por negociatat duhet të vazhdojnë.
Por, zëdhënësi i qeverisë izraelite, Mark Regev, tha për CNN se rifillimi i sulmeve me raketa nënkupton që Hamasi ka “thyer premtimin fundamental të bisedimeve në Kajro”. Izraeli kishte deklaruar të enjten se dëshironte të shtynte afatet e armëpushimit pa vendosur kushte.
Dy fraksionet militantë, të cilët kanë luftuar përkrah Hamasit në Gaza, Xhihadi Islamik dhe Brigadat e Al-Nasser Salah al-Din, morën përgjegjësinë e lëshimit të raketave drejt Izraelit gjatë së premtes.
Ndërkohë, Izraeli ka urdhëruar ushtrinë e tij të rinisë sulmet ajrore në Gaza, duke e quajtur veprimin e fundit të palestinezëve si “të papranueshme, të patolerueshme dhe me vizion të shkurtër”. Edhe pse izraelitët i tërhoqën trupat e tyre nga Gaza, të martën, ata kanë ruajtur “pozicionet mbrojtëse” përreth territorit.
Top Channel