“Reforma e universiteteve e rëndësishme”

06/08/2014 00:00

Në profilin në “Twitter” të Ambasadës amerikane në Tiranë, ambasadori Aleksander Arvizu ka dhënë komentet e tij në lidhje me reformën në arsimin e lartë, duke mbështetur nismën e marrë nga qeveria.

Arvizu shkruan se “shumë pedagogë dhe studentë po bëjnë një punë të mrekullueshme në Shqipëri, por ata meritojnë një sistem me reputacion, i cili i përgjigjet dedikimit të tyre”.

Më tej, ambasadori ka shtuar: Reforma e universiteteve publike është mëse e rëndësishme, por nisma e marrë është një fillim i mirë. Shqipëria ka eksperiencën e mjaftueshme ku të mbështetet. Mbështes ministren Nikolla në nismën e saj kurajoze për të reformuara arsimin  e lartë. Gjendja aktuale e mjerueshme kërkon përpjekje të qëndrueshme në vite, përfundon komenti i ambasadorit Arvizu.

Top Channel