![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/vlcsnap-2024-06-21-21h30m24s985_sd-800x450.jpg)
Një çift i martuar prej 62 vitesh orët e fundit të jetës i ka kaluar të kapur për dore. Një histori dashurie si nëpër filma e Hollywoodit-it me premtimin do të të dua derisa vdekja të na ndajë. Don Simpson, 90 vjeç dhe bashkëshortja e tij Maxine, 87 vjeç.
Të dy bashkëshortët nga Baketsfield , Kaliforni kanë ndërruar jetë me pak distancë nga njëri-tjetri. Në fillim ka ndërruar jetë bashkëshortja Maxine dhe 4 orë më pas ka ndërruar jetë Don . Ajo ishte e sëmurë me kancer ndërsa ai kishte pësuar thyerje pasi ishte rrëzuar.
Të dy kanë kaluar orët e fundit së bashku, në krah të njëri-tjetrit duke u mbajtur dorë për dore.
Këtë histori e ka treguar mbesa e tyre Melissa Sloan , e cila është autore edhe e këtyre fotove, që kanë prekur të gjithë botën. .
Top Channel