Është afër dhe larg Shqipërisë. Afër, sepse ruan identitetin që vjen tejmi nga rrënjët e lidhura pas një historie të madhe, e larg, sepse fshihet pas mëse 160 kilometrash rrugë rraskapitëse nga Tirana, e që mund të përshkohen në rreth katër orë…
Hera-herës duket si e lënë mënjanë, e zbehur dhe e harruar në vlerat e saj. Mes legjendave që janë kudo, e fijeve që lidhin çdo banor drejtpërsëdrejti me historinë, me traditën, me shpirtin e të qenit – mbi të gjitha – qytetar. Me vlerat, që mund t’i gjesh ende mes njerëzve, që jetojnë ende aty, apo që janë larguar kohë të shkuara.
Dibrës së Madhe, rrënjët i shkojnë deri thellë në shekuj. Dikur ka qenë një qendër e zhvilluar qytetare e ekonomike, që renditej ndër rajonet më të rëndësishme të hapësirës shqiptare. I ka dhënë shumë Rilindjes Kombëtare, me figura të rëndësishme që kanë lënë vulën e tyre në krijimin e shtetit shqiptar…
Sot në mbrëmje, “Exclusive” do të sjellë një reportazh nga qyteti i Dibrës, historia e madhe e dikurshme, me figurat e familjet me pozitë, dhe realiteti i vështirë i sotëm, një përballje mes dy kohësh… Sot në mbrëmje, në 20:05, “Dibra e Madhe, qyteti i fjetur”.
Top Channel