Në të parën mbledhje pas vendimit të ndryshuar të Kuvendit, Komisioni i
Reformës Territoriale në prani të ministrit të Pushtetit Vendor, i
thirrur ne seance pyetjesh nga deputetet, miratoi kriteret mbi te cilen
do te behet ndarja e re e territorit te vendit.
Kriteri baze eshte krijimi i njësise funksionale, jo më pak se 30 mije banorë.
“Ne propozojmë që të thellojmë ushtrimin e aplikimit e kritereve, në përcaktimin e zonave funksionale, pra që do të jenë në të ardhmen pastaj, ndoshta njësitë e reja administrative territoriale, duke u nisur nga rrethi. Pra një zonë funksionale mos të jetë më e madhe se sa rrethi. Brenda rrethit shohim mundësinë se sa zona funksionale do të kemi”, tha Bledi Çuçi, ministër i Pushtetit Vendor.
Perjashtim nga kriteret, qe perveç njesise funksionale, permban edhe lidhjet kulturore, historike dhe te tradites mes tyre, do te bejne vetem komunat minoritare.
“Komunat me përbërje minoritare, të mos bashkohen në një bashki të madhe, në mënyrë të tillë, që do të sillnin pastaj përzierjen e popullsisë dhe do të krijonin ndonjë premisë për humbje të identitetit të tyre etnik.Këto komuna, sigurisht që do të trajtohen me një vëmendje të veçantë”, tha Çuçi.
Me propozim te deputetit socialist Blendi Klosi u qartësua edhe nje tjeter kriter, ai qe lidhet me kufirin e komunave.
“Ta heqim këtë frikë që kanë, ose një pështjellim që kanë komunitetet që komunat mund të shpërbëhen dhe të themi që territori i komunave nuk mund të cahet në dy rrethe, ose në dy bashki”, tha Klosi.
“Ne mendojmë që kufiri ekzistues i komunës nuk duhet prekur”, sqaroi Çuçi.
Bashke me kriteret, komisioni miratoi programin e punes. Qeveria ka afat te percaktoje deri ne 15 maj, 3-4 variante te hartes se re elektorale, qe megjithe kriteret eshte ende e veshtire te percaktohet ne sa bashki do te reduktohet vendi. Pas mberritjes se hartave ne komision, atij i lihen 5 dite per seancat degjimore dhe diskutimi me ekspertet. Pas ketij procesi, Komisioni do te miratoje variantet me te pranueshme, qe per dy muaj do te konsultohen me qytetaret, per t’u ritkhyer per miratim ne kuvend pas dates 20 korrik, qe perkon dhe me fundin e ketij sesioni.
Top Channel