Çmimi “Ardian Klosi” në publicistikë

26/04/2014 00:00

Është Ardian Vehbiu fituesi i cmimit “Ardian Klosi” në Festivalin e Librit dhe Artit, për veprën më të mirë në fushën e publicistikës të vitit 2013.

“Është një libër me publicistikë dhe përsjatje për kulturën tonë dhe marrëdhëniet e saj me kulturën perëndimore, kryesisht gjatë periudhës së totalitarizmit, por natyrisht është një libër i rrënjosur në kujtimet e mia dhe vecanërisht të brezit tim”, deklaroi Pirro kryetar i jurisë për cmimin “Ardian Klosi”.

Ky cmim u mbështet financiarisht nga rrjeti europian për letërsinë dhe librat Traduki. Ministrja Kumbaro bëri me dije se Traduki në bashkëpunim me fondacionin Fischer për letrat dhe letrarët shqiptarë ka vendosur të financojë edhe në vitet e ardhshme cmimin Ardian Klosi.

Në nderim të përkthyesit Klosi, Traduki do të ofrojë një bursë një-mujore për një përkthyes të gjermanishtes në Shqip, në shtëpinë e letrave “Literarisches Colloquium Berlin”. Ata që dëshirojnë të aplikojnë, informacionet do t’i gjejnë së shpejti në faqen e Ministrisë së Kulturës.

“Saras” paraqitet me 3 botime të reja

Në këtë festival, sa i përket librit, janë mbledhur 45 botues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Takime me autorë, konferenca dhe promovime librash.

Shtëpia botuese Saras vjen me tre botime të reja: “Fytyra e Simurgut” nga Gazmend Krasniqi, një homazh për poetin shkodran Frederik Rreshpja, “E papërsëritshmja Vaçe”, libër kushtuar ikonës së muzikës shqiptare me kujtimet dhe mbresat e mikes së saj së fëmijërisë Violeta Librazhdi.

Pas “Pema e Jeniçereve”, nga shkrimtari dhe historiani anglez James Goodëin, aventurat e reja të dedektivit osman Jashim: “Guri i Gjarprit”.

“Një libër i jashtëzakonshëm që na con në Stambollin e viteve 1800 dhe na tregon rolin dhe rëndësinë që shqiptarët kanë patur në ato vite në Perandorinë Otomane. Një libër i bazuar mbi fakte historike ku gërshetohet bukur historia me letërsinë dhe na tregon që shqiptarët kanë qenë administratorët dhe njerëzit më të rëndësishëm të cilëve Porta e Lartë u kishte besuar sistemin e ujësjellësit. Libri ka shumë personazhe shqiptare, duke filluar nga Ali Pashë Tepelena, por edhe personazhi kryesor në këtë libër, është një shqiptar që quhet Enver Xani”, thotë Alda Bardhyli nga “Shtëpia Botuese Saras”.   

Festivali i Librit dhe i Artit do të përfundojë më datë 27 prill.

Top Channel