Statistikat e Real Madrid-Barcelona

23/03/2014 00:00

Në një nga evenimentet sportive më të ndjekura të planetit, Real Madrid ka një avantazh shumë të lehtë në historinë shekullore të përballjeve me Barcelonën: madrilenët kanë fituar 90 ndeshje, ndërsa katalanasit 88.

Dy klubet më të mëdha të Spanjës janë ndeshur në 226 takime zyrtare, ku 48 prej tyre kanë përfunduar në barazim. Duke marrë parasysh vetëm Klasiket e kampionatit (167), avantazhi i Realit thellohet më shumë: 70-65 (32 barazime).

Në historinë e Klasikeve janë shënuar 746 gola zyrtarë: 380 i ka shënuar Reali dhe 366 Barcelona. Përsa i përket vetëm ndeshjeve të kampionatit, madrilenët kryesojnë me 10 gola më shumë (271-261).

Duke marrë parasysh vetëm vitet e fundit, që nga sezoni 2008-2009, Barcelona ka fituar 5 Klasike në Santiago Bernabeu (mbahet mend fitorja e thellë 2-6 në maj të vitit 2009), ndërsa Reali ka arritur të fitojë vetëm dy herë në fushën e tij.

Top Channel