Basha “paralajmëron” Qeverinë

21/02/2014 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për media i
drejtoi Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Parlamentit Ilir Meta
disa kërkesa, plotësimi i të cilave, sipas tij do të hapnin rrugën e
bashkëpunimit dhe konsensusit mes palëve politike në Shqipëri.

Duke folur në emër të opozitës, Basha kërkoi tërheqjen e Aktit Normativ të Ligjit për Nëpunësin Civil dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e cilësoi atë antikushtetues, ndaljen e luftës politike kundër institucioneve të pavarura, pranimin e konsensusit politik në të gjitha hallkat e procesit të reformës territoriale, uljen dhe përcaktimin e një plani të detajuar masash në funksion të marrjes së statusit kandidat, marrjen e përgjegjësive për premtimet elektorale të bëra nga opozita e djeshme, sot maxhorancë.

Basha theksoi se protesta e një dite më parë do të pasohet me protesta të tjera të shumta.

Top Channel