Karate, Alvin Karaçi, nënkampion Europe

09/02/2014 00:00

Alvin Karaçi është shpallur nënkampion Europe për karate në kategorinë e nën 21-vjeçarëve, në kampionatin europian të zhvilluar në Portugali.

Sportisti shqiptar nga Kosova garoi në kategorinë deri në 78 kg në këtë Europian, ku u ndal vetëm në finale, nga sportisti turk Ugus Aktas, i cili e mposhti me rezultatin 4-0.

Kampionati i 41-të i karatesë për kadetë, të rinj dhe nën 21-vjeçarët, u zhvillua në Lisbonë nga data 7-9 Shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA