Pas 48 ditësh në shesh, organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetar “Përcjellim një nga figurat dëshmitare dhe një nga më përfaqësuesit të klasës së violinës shqiptare ndër vite, dhe një nga profesorët model të universitetit tonë. Largohet prej nesh ky burrë i urtë dhe ky artist i papërsëritshëm”. Petrit Malaj, Rektori i Universiteti të Arteve.
Familjarë, miq,bashkëpunëtorë, kolegë dhe studentë kanë përcjellë për në banesën e fundit virtuozin e violinës, Ibrahim Madhi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 69-vjecare.
Për miqtë e tij më të ngushtë ai ka lënë një vend bosh jo vetëm si muzikant i talentuar.
Isak Shehu, pedagog: Ai është themeluesi i traditës dhe i shkollës së interpretimit.
Lorenc Radovani, pedagog: Na mungon një violinist i madh që i përket muzikës, por një burrë i mencur dhe i urtë, kjo është vecantia e madhe që unë nënvizoj, se si muzikant ka shumë për të folur për të.
Kastriot Tusha, tenor: Profesor Bimi, sic kishte mbiemrin, ashtu ishte. Vërtet një njeri i madh.
Homazheve për violinistin e shquar, iu bashkuan edhe politikanët.
Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit: Një gjeni i violinës dhe i shkollës së harqeve, një personaliteti i muzikës dhe kulturës tonë.
Lulzim Basha, kryetar i PD: Me punën e tij të palodhur ndër vite, u bë simbol i seriozitetit, integritetit, frymëzimit, të dashurisë për artin për brezat e ardhshëm dhe shpreh bindjen se veprat e tij është përjetësuar.
Profesor Ibrahim Madhi është ngjitur në skenë si solist për herë të parë në moshën 17-vjecare. Më pas punoi si violinë e parë dhe solist në Orkestrat e RTSH-së, Ansamblit Shteteror dhe TKOB.
Ka qenë për vite pedagog, drejtor i Akademisë së Arteve dhe dekan i Fakultetit të Muzikës pranë Akademisë. Në repertorin e tij përfshihen vepra kompozitorësh shqiptarë e të huaj, vepra të luajtura nga Profesor Madhi në Shqipëri e Kosovë, por edhe në shtete të tjera si Itali, Francë, Zvicër, Austri, Gjermani e Kinë.
Top Channel