“E kuqja e demave” rishkruhet frëngjisht

01/02/2014 00:00

Pas suksesit në Shqipëri dhe konkursin rajonal të letërsisë, shkrimtarja dhe përkthyesja Mira Meksi ka prodhuar versionin frëngjisht të romanit të saj “E kuqja e demave”. Autorja thotë se nuk bëhet fjalë për përkthim, por për një rishkrim në frëngjisht të veprës së saj.

“Është një version në frëngjisht, jo përkthim. Është një ndryshim goxha i madh, sepse nëse në përkthim i rrihet besnik tekstit, rikrijimi në një gjuhë tjetër është shumë i lirë. Është një rishkrim i së kuqes së demave. Historia dhe personazhet janë po ato, por lirshmëria e rikrijimit është shumë e madhe”, thotë Meksi.

Botimi në frëngjisht i kësaj vepre përcjell letërsin shqiptare në një tjetër dimension, në Francë, një vend dashamirës ndaj shkrimtarëve shqiptarë, nga të cilët ka përkthyer jo pak vepra.

“Shumë dashamirëse përderisa shkrimtari i madh Ismail Kadare ka botuar të tërë veprën në frëngjisht. Gjithashtu, duke e konsideruar Shqipërinë një vend frankofon, Franca e ka parë me dashamirësi letërsinë dhe kulturën shqipe, ndonëse numri i autorëve të përkthyer është shumë i vogël”, thotë Meksi.

Por ajo vëren një mungesë të politikës së shtetit shqiptar ndaj përhapjes së librit shqiptar nëpër botë. “Është thelbësisht e rëndësishme për shkrimtarët shqiptarë që të hapen ndaj tjetrit, gjë që e bëjnë shtete të fuqishme që lidhen me shtëpitë botuese e që përhapin librat, siç është “Giunti” në Itali, apo instituti “Goethe” në Gjermani. Ende shteti shqiptar nuk ka një politikë të mirëfilltë për promovimin e librit shqiptar në botë”, nënvizon Meksi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta