Rivaldo kundër Botërorit: Do të jetë një turp

23/01/2014 20:00

Rivaldo bëri më se të qartë që nuk e mbështet organizimin e Botërorit në vendin e tij.

Një prej futbollistëve më të mëdhenj brazilianë të dy dekadave të fundit, Rivaldo mendon se pesë herë kampionët e botës nuk kanë ende infrastruktuën e duhur për të pritur turneun më të rëndësishëm të futbollit në botë.

“E dinim që më parë se kështu do të ndodhte”, deklaroi Rivaldo, duke iu referuar kërcënimeve të FIFA-s me heqjen nga kalendari i qytetit të Kuritibës, ku punimet për ngritjen e stadiumit kanë mbetur tepër pas.

Vetëm gjashtë prej 12 stadiumeve të Botërorit janë gati, në shkelje të plotë të afateve të vendosura më parë që parashikonin përfundimin e të gjithë punimeve brenda 2013-s.

“Unë e kam thënë edhe herë të tjera se Brazili nuk është në gjendje që të organizojë një Botëror dhe druaj se do të turpërohemi nga ky organizim”, shtoi Rivaldo. “Në çdo rast, është e turpshme që Brazili shpenzon shuma të tilla të mëdha për organizimin e një Botërori, kur vendi nuk ka spitale e shkolla mjaftueshëm e kur miliona qytetarë jetojnë në mjerim të plotë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA