" /> ">

Gundogan: E ardhmja ime, e pavendosur

15/01/2014 19:00

Ilkay Gundogan, mesfushori i Borussias së Dortmundit, la të hapur mundësinë e largimit në fund të sezonit, në një intervistë të dhënë për gazetën “Bild”.

Fjalët e gjermano-turkut vijnë ndërsa prej kohësh përflitet interesimi i Realit të Madridit dhe Manchester United për kartonin e futbollistit, kontrata aktuale e të cilit me klubin gjerman skadon në 2015-n.

“Qëllimi im kryesor është që të rikuperohem sa më shpejt të jetë e mundur. Për të ardhmen nuk ka asgjë të vendosur. Në fillim do të flas me Borusian, por gjithçka mbetet e hapur. Shumë shpejt do të marr një vendim që do të jetë i menduar mirë”, deklaroi ylli i nënkampionëve të Europës.

Në verë, kontrata e Gundogan do të futet në vitin e saj të fundit dhe Borusia nuk është më e gatshme të humbë një prej futbollistëve të saj më të mirë përsëri me parametra zero, ashtu siç ndodhi me Robert Lewandowskin, i cili firmosi disa ditë më parë me Bajernin.

Në intervistën e tij, Gundogan përgënjeshtroi ekzistencën e një ultimatumi, në të cilin perflitet se klubi i ka vendosur një afat për rinovimin e tij. “Përparësia ime dhe e Dortmundit është rikuperimi sa më i shpejtë, për t’u rikthyer në lojën time më të mirë”, tha mesfushori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA