Rexhep Tajip Erdogan po zbut qëndrimin ndaj ushtrisë, dikur
kundërshtarë. Kryeministri turk deklaroi se favorizon rigjykimin e
qindra oficereve ushtarake te denuar per komplotim kunder Qeverise me
qellim rrezimin e saj.
Nje keshilltar i larte i tij la te kuptohej me heret se oficeret ne fjale mund te jene futur ne kurth nga policia dhe gjyqesori. Burgosjet jane kryer ne periudhen e viteve 2012-2013 pergjate dy çeshtjeve te profilit te larte te njohura si “Vareja” dhe “Ergenekon”.
Komentet e Erdoganit perfaqesojne nje kthese te befte dhe domethenese te politikes se tij. Pozicioni yne per rigjykim eshte favorizues, ishte ajo çfare pohoi per gazetaret ne Stamboll te dielen, duke shtuar se me se pari do te duhet te krijohet terreni ligjor per mbajtjen e proceseve te reja gjyqesore.
Ky ndryshim i linjes se kreut te ekzekutivit vjen ne nje kohe pershkallezimi te tensioneve politike ne vend mes pretendimeve per korrupsion ne radhet e qeveritareve. erdogani akuzon policine dhe gjyqesorin si orkestruesit e arrestimeve qe cuan ne doreheqjen e tre ministrave. Partia ne pushtet AK i ka rrenjet ne islamin politik dhe prej kohesh eshte perpjekur ta kufizoje pushtetin e ushtrise se fuqishme turke, e cila e sheh veten si gardiane te shtetit modern laik te themeluar nga Mustafa Qemal Ataturku.
Gjate viteve te para te qeverisjes se tij, Erdogani krijoi nje aleance jozyrtare me prokuroret per ta larguar ushtrine nga politika; por ne muajin dhjetor pikerisht disa prej atyre prokuroreve firmosen urdher-arrestet per disa aleate te kryeministrit çka duket se po e shtyn Erdoganin te kerkoje afrimin me kundershtarin e vjeter.
Top Channel