Festat, Rama në familjen e Aleks Nikës
24/12/2013 00:00
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda kanë vizituar në prag të Krishtlindjeve familjen e Aleks Nikës, i cili humbi jetën gjatë protestave të 21 janarit përpara selisë së Kryeminstrisë.
Kryeministri ka ndarë moment të vecanta festive me vajzat e Aleks Nikës duke hapur dhuratat që ai dhe bashkëshortja e tij kishin bërë enkas për to.
Kryeministri është kujdesur që dhuratat të ishin afër dëshirave të vogëlusheve Nika. Edi dhe Linda Rama kanë përcjellë për familjen Nika urimet me të sinqerta për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Aleks Nika është një prej katër të vrarëve në 21 janar të vitit 2011, gjatë protestës së opozitës së atëhershme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Top Channel