Bajerni “pushton” Botën

22/12/2013 00:00

Bajern Mynih shpallet kampion i Botës për klube pasi mundi në finale 2-0 Raja Kasablankën. Skuadra e Guardiolës e mbylli lojën brenda 20 minutave, ku u shënuan dy gola me Danten dhe Tiago Alkantarën.

Ekipi maroken i cili pretendonte të bënte mrekullinë rezultoi një kundërshtar shumë i lehtë për kampionët e Europës, të cilët vazhdojnë të koleksionojnë trofe. Ky është një vit i paharrueshëm për klubin bavarez pasi në 2013-n ai ka mundur të fitojë 5 trofe: Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.  

Ndërkohë, vendin e tretë në këtë aktivitet e zuri Atletiko Mineiro pasi mundi 3-2 skuadrën kineze që drejtohet nga Marcelo Lippi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA