Agustini, 15-vjeçari që nuk ka ecur kurrë

12/12/2013 00:00

Agustini është vetëm 15 vjeç dhe nuk ka mundur të ecë kurrë për shkak të sëmundjes së poliomelitit. Megjithë vështirësitë, ai nuk u dorëzua kurrë dhe pasionin e tij për t’u arsimuar nuk e la pas dore.

“Kam shkuar në shkollë duke filluar nga klasa e pestë dhe që atëherë ndihem pak më ndryshe. Kam mësuar më shumë dhe ndihem më i afërt me shokët. Më parë kam mësuar nga nëna dhe babai”, thotë Agustini.

Duket se Eriona Cami dhe grupi i xhirimit nuk e kanë zgjedhur Agustinin si një personazh të rastësishëm. Përmes tij ata kanë dashur të përcjellin jo vetëm trajtimin  e bashkëjetesës dhe barazisë në shoqëri, por kanë dashur të bëjnë një thirrje për të ndihmuar këdo që gjendet në një karrike me rrota.

“Problemet që has janë rrugët për invalidë dhe kjo më ndalon të shkoj nëpër muze, kinema, restorante…”

Top Channel