I stresuar nga e dashura, kinezi vret veten në qendrën tregtare

09/12/2013 16:35

Një kinez vrau veten i stresuar nga këmbëngulja e të dashurës së tij për të parë sa më shumë dyqane të ishte e mundur në një qendër tregtare.

Ngjarja që i kushtoi jetën 38-vjeçarit Tao Hsiao ndodhi në qytetin e Xuzhous, në Jiangsu.

I lodhur nga dëshira e të dashurës për të provuar sa më shumë veshje përpara se të vendoste cilat do të blinte, Hsiao kërcënoi duke i thënë se do të vriste veten nëse ajo do të vazhdonte të futej në çdo dyqan të mundshëm që i dilte përpara.

Megjithatë, në dëshminë e vajzës, ajo tregoi se mendoi se ishte vetëm një batutë e momentit dhe se i kërkoi që të shkonin edhe në 2-3 dyqane të tjerë që asaj i kishin mbetur në mendje.

I vendosur për të mbajtur fjalën e dhënë, 38-vjeçari u hodh sakaq nga kati i katërt i qendrës tregtare, duke mbetur i vdekur në vend.

E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë.

Top Channel