Santa Klaus nën mbrojtjen e “F-18”

05/12/2013 00:00

Slita e plakut të Krishtlindjeve nën mbrojtjen e avionëve ushtarakë?

Faqja e internetit e North American Aerospace Defense Command, që çdo vit tregon një video të animuar 3D me udhëtimin festiv të Santa Klaus, këtë herë ka transmetuar pamjet teksa plaku dhe slita e tërhequr nga drerët shoqërohen nga disa avionë luftarakë të tipit “F-18”, me yje dhe viza.

Ideja është për një udhëtim “ushtarak”, edhe pse komanda ajrore ka nxituar të saktësojë me shaka se, “slita nuk do të jetë subjekt i të njëjtave rregulla si ato të vendosura nga Kina në zonën e mbrojtjes ajrore, në Detin Lindor”.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e shoqatave për mbrojtjen e fëmijëve, të cilat kanë argumentuar se një video e tillë mund të shtyjë të miturit të mendojnë se plaku i Krishtlindjeve mund të jetë shënjestër atentatesh.

Top Channel