Benjamin Zand: Unë, njeriu i BBC në Facebook, Twitter, Instagram…

05/12/2013 00:00

Benjamin Zand është producent për median sociale në BBC. Ai prej vitesh punon pranë gjigandit mediatik britanik dhe duket se ai ka gjetur një fushë krejt të re për të aplikuar dijet e tij.

Atij i është ngarkuar detyra e përmirësimit të kanaleve në mediat sociale, duke udhëhequr strategjinë e këtyre mediave dhe drejtimin e kanaleve në Facebook, Twitter dhe Instagram. Ai është gjithashtu drejtor për menaxhimin e kulturës dhe faqen e internetit për udhëtimet nëpër botë duke mbuluar karakteristikat dhe tregimet e udhëtimeve, suksesi i së cilës është për shkak të pranisë së fortë tw internetit në median sociale dhe në celular.

Kane Sarhan, një nga 25 personat me idetë më inovatore në Nju Jork

Kane Sarhan është një njeri që nuk pushon kurrë së gjeneruari ide. Gjatë viteve të shkollës ai ka themeluar një revistë për ngjarjet rozë në kolegj, më vonë ka krijuar një organizatë jofitimprurësë në Nju Jork, ishte drejtor kreativ në Local Response dhe bashkëthemelues i Enstitute.

Ai ndërtoi karrierën e tij duke u marrë dhe me pasionin për teknologjinë. Kane zhvilloi aftësitë e tij në industrinë e mikpritjes dhe nuk la pas dore as teknologjinë. Beson se “të nxënit duke bërë” është mënyra më e mirë për profesionistët e rinj të mësojnë aftësitë dhe kompetencat.

‘Business Insider’ e konsideron Sarhan si një nga 25 të rinjtë me idetë më inovatore në Nju Jork. Ai flet shpesh për arsimin, risitë teknologjike dhe jo pak herë ka qenë i pranishëm në ‘New York Times’, ‘Forbes’, ‘CNN’, ‘The Huffington Post’ etj.

Ai ka lindur në Elbasan rritur në Athinë dhe aktualisht ndan kohën mes Tiranës dhe Berlinit. Redon Skikuli është një “Hacktivist” dhe një promotor i hapur i njohurive dhe kulturës.

Në vitin 2012 bashkëthemeloi “Open Labs Albania”, bashkësinë e parë që promovon idenë e hapjes së burimeve të lira të teknologjisë në vend. Është organizator i “Design Overview in Tirana”, një konferencë vjetore dedikuar komunitetit të artistëve me krijime vizuale, e cila ka vlerësuar me çmime krijuesit shqiptar dhe të huaj.

Prej fillimit të viti 2013 Redoni është përfaqësues i browserit të njohur në internet Mozilla. Ai ka udhëhequr konferenca dhe ngjarje që promovojnë rëndësinë e softuerëve të lirë si dhe rëndësinë e projekteve GNU/Linux, Wikipedia, LibreOffice e shumë të tjerë.

Në kohën që jetojmë sot, një konsulent biznesi dhe marketingu është mëse i nevojshëm për çdo kompani. E një i tillë është edhe Elvis Plaku. Eksplorues i uebit dhe mediave të reja ai i shikon ato edhe si një mjet për të fituar vetë.

Elvisi është një sipërmarës me eksperiencë korporative dhe private. Në fillim ishte nxënës në Liceun Artistik të Tiranës, ndërsa në vitin 2011 ai mbaroi studimet e nivelit master për administrim biznesi nga Regent University, në  Virginia (SHBA).

Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj.

Top Channel