Irani fton inspektorët në reaktorin sekret

28/11/2013 15:40

Irani ftoi inspektorët e Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike që të vizitojnë reaktorin sekret të Arakut, konfirmoi kreu i kësaj agjensie ditën e enjte.

Yukiya Amano përcaktoi se ftesa e Teheranit është zyrtare dhe se ajo është pritur prej ANEA-s.

Në qendrën e ndodhur në Arak, Teherani prodhon ujin e rëndë, të domosdoshëm në procesin e punës të centralëve bërthamorë apo atyre në të cilin ndërtohen armët nukleare.

Ftesa paraqitet pas një marrëveshje që Irani ka arritur me superfuqitë botërore, në bazë të cilës ka dhënë garanci të plota për qëllimin civil të reaktorëve bërthamorë, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Ndonëse qëndra industriale e Arakut zyrtarisht përdoret vetëm për prodhimin e ujit të rëndë, prej kohësh është dyshuar mundësia që në të të avancohet në mënyrë të fshehtë puna për ndërtimin e një bombe bërthamore.

Marrëveshja e arritur një javë më parë në Gjenevë midis Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë, Kinës, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë u mirëprit gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, por jo nga Izraeli, që e konsideroi atë si një “gabim historik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA