Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike aprovoi një plan të detajuar për shkatërrimin e arsenalit sirian deri në mesin e 2014-s, raportoi të dielën rrjeti “CNN”.
Sipas informacionit, vendi ku mund të shkatërrohen këto armë pas refuzimit të Shqipërisë mund të jetë përcaktuar, por ai ende nuk bëhet ende i njohur.
Një mision i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe ONAK-ut ndodhet në Siri që prej muajit Tetor, duke mbikqyrur inspektimin dhe magazinimin e armëve kimike të deklaruara nga Bashar al-Assad.
ONAK-u supozohej të arrinte në një plan përfundimtar ditën e premte, ndaj edhe 15 Nëntori ishte kufiri brenda të cilit Tirana zyrtare duhet t’i jepte një përgjigje propozimit amerikan për të qenë ne vendi pritës i 1,3 tonëve lëndë kimike të Sirisë.
Pavarësisht se cili do të jetë vendi pritës, në bazë të planit të miratuar, armët kimike duhet të largohen nga Siria përpara 5 Shkurtit 2014, ndërsa shkatërrimi i tyre i plotë duhet të ndodhë jo më vonë se Korriku i vitit të ardhshëm.
ONAK-u përcaktoi të dielën se substancat më të rrezikshme, ato që përbëjnë armët kimike do të largohen nga Siria përpara fundit të këtij viti.
Top Channel