Stërvitja gjatë shtatzënisë i bën mirë fëmijës

11/11/2013 00:00

Nënat që kryejnë ushtrime fizike gjatë shtatzënisë rrisin aktivitetin e trurit të fëmijëve të tyre.

Kërkuesit shkencorë kanadezë mendojnë se mjaftojnë 20 minuta në ditë ushtrime për të ndikuar në të ardhmen e fëmijës që është ende në bark.

“Jemi optimistë që ky studim do nxisë femrat të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës. Pak ushtrim fizik i bën mirë fëmijës në të ardhmen”, thonë kërkuesit shkencorë të Universitetit të Montrealit.

“Rezultatet e studimit tonë tregojnë se aktiviteti i trurit është më i lartë tek foshnjat nënat e të cilëve kanë bërë stërvitje gjatë periudhës së shtatzënisë”, thotë udhëheqësi i studimit, profesori Dave Ellemberg.

Top Channel