Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë…
Të mërkurën përurohet “World Trade Center 4”, njëra nga katër kullat që kanë nisur të ndërtohen në “Ground Zero”, pikërisht mbi themelet e dy kullave binjake të shkatërruara gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit në 2001.
E dizejnuar nga arkitekti japonez Fumihiko Mahi, “World Trade Center 4” është e lartë 298 metra dhe do të ketë 72 kate. Ajo është e para dhe më e vogla për nga lartësia nga 4 kullat që do ngrihen në “Ground Zero”.
Ndërtimi i saj mori disa vite kohë, ndërsa vjeshtën e vitit të ardhshëm pritet të përfundojë “World Trade Center 1”, e pagëzuar ndryshe edhe si “Freedom House”. Vepër e arkitektit Daniel Libeskind, ajo do të jetë e lartë 541 metër, por nuk do të hapet para vitit 2015.
“World Trade Center 1”, 541 m e lartë, e parë nga “motra” e saj më e vogël, “WTC 4”
Ndërkohë, “World Trade Center 2” dhe “World Trande Center 3”, përkatësisht 385 dhe 383 metra të larta pritet të jenë gati në vitin 2017 dhe 2018.
Top Channel