Një grua që po vizitonte varrin e një familjari në Brazil u shokua kur një trup doli nga një varr tjetër. Ngjarja ndodhi në një varrezë të Sao Paulos.

“U tmerrova kur pashë dikë që po dilte nga varri. Në fillim dolën duart e tij dhe unë u largova me vrap. Lajmërova policinë, por nuk më besonin”, thotë gruaja.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur një javë më parë. Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një fermer, të cilin e kanë rrahur disa persona dhe kur ka humbur ndjenjat ata e kanë futur në një varr të boshatisur duke i hedhur dhe’ sipër.

Top Channel