F1, Hamilton: Vështirë të fitoj ndonjëherë titullin

01/11/2013 21:15

Piloti i Mercedes në Formulën 1, Leëis Hamilton, pranoi për herë të parë se mund të mbyllë karrierën e tij pa arritur të fitojë një titull të dytë.

Britaniku nisi të konsiderohej si premtimi më i madh i Formulës 1, pasi fitoi titullin që në sezonin e tij të dytë në vitin 2008, por që prej atëherë nuk ka përfunduar kurrë më mirë se në vendin e katërt të renditjes së përgjithshme.

Duke folur nga Abu Dhabi, ku këtë të dielë do të zhvillohet gara e radhës e kalendarit, Leëis tha: “Kam besim që do të jem më i shpejtë vitin e ardhshëm, por asnjëherë nuk i dihet. Mbase rrethanat do të jenë të tilla që mund të mos fitoj kurrë më një titull të ri. Nuk i dihet? Fundja, kush mund ta dijë atë që ndodh në sport”.

Kur mbeten edhe tre gara nga fundit, Hamilton pozicionohet në vendin e katërt, 153 pikë pas kampionit të saposhpallur të botës, Sebastian Vettel.

I pyetur për arritjen e gjermanit, që arriti të sigurojë kampionatin e katërt radhazi, Hamilton rezervoi vetëm lëvdata. “Me kaq shumë suksese në një moshë kaq të re, është qartë në rrugën e duhur për t’u shndërruar në pilotin më të madh të të gjitha kohërave. Tashmë, rekordet e Micheal Schumaker nuk duken larg për të”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA