“Nëpunësi”, miratohet Akti Normativ

08/10/2013 00:00

Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve miratoi Aktin Normativ të Qeverisë, i
cili shtyn për 6 muaj efektet e Ligjit të ri për Nëpunësin Civil.

Opozita e ka bere të njohur qëndrimin e saj kundershtues ndaj shtyrjes së hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që prej të enjtes, kur u largua nga Parlamenti, deputetët e opozitës, vazhdojnë të mos marrin pjesë edhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Në mungesë të opozitës, përfaqësuesit e Qeverisë dhanë argumentet për domosdoshmerinë e miratimit të Aktit Normativ, si dhe siguruan anëtaret e Komisionit të Ligjeve se 6 muajt do të jenë të mjaftueshëm për të hartuar aktet e nevojshme nënligjore.

“Qëllimi i një ligji është që ai të jetë i aplikueshëm, të jetë i zbatueshëm dhe në mungesë të akteve nënligjore ky ligj ishte i pazbatueshëm. Duke qenë se këto akte nënligjore, të cilat rregullojnë disa institute të ligjit për shërbimin civil mungonin, do të ishin pamundësi objektive, nëse ligji do të kishte hyrë në fuqi pa këtë amendament për të aplikuar të gjitha procedurat që lidhen me rekrutimin e nëpunësit civil apo edhe procedura të tjera që i përcakton ky ligj”, tha Celibashi.

“E dimë që koha është shumë e shkurtër, por jemi duke punuar shumë fort. Për fat të mirë edhe me mbështetjen shumë të madhe të organizmave ndërkombëtare, përfshi Komisionin Evropian dhe të tjerë që po na financojnë për përgatitjen e akteve nënligjore”, tha Harito.

Akti Normativ eshte ankimuar nga opozita ne Gjykaten Kushtetuese, por sipas relatores Vasilika Hysi, ai permbush kerkesat kushtetuese te nevojes dhe urgjences, duke argumentuar se per shkak te mungeses se akteve nenligjore, ristrukturimit dhe shtimit te ministrave te reja, si dhe me mungesen ne buxhetin aktual te efekteve financiare te ligjit, ky Akt Normativ eshte ne perputhje me Kushtetuten dhe me nje vendim te hershem te vete Gjykates Kushtetuese.

“Nevojat dhe urgjenca janë elementë përcaktues të kushtetuetshmërisë, për të cilat Gjykata Kushtetuese ka vendime dhe ne sot në vlerësimin tonë mbajmë parasysh jo vetëm përmbajtjen formale të kërkesave që përcakton Kushtetuta, por edhe kuptimin që i ka dhënë nevojës dhe urgjencës Gjykata Kushtetuese dhe ku thotë që këto janë rrethanat që shikohen rast pas rasti”, thotë Hysi.

Një nga kerkesat e Partise Demokratike per Gjykaten Kushtetuese eshte jo vetem shfuqizimi i Aktit Normativ te Qeverise, por edhe pezullmi i veprimit te ketij Akti. Ligji nuk e detyron Gjykaten per nje afat kohor ne marrjen e nje vendimi te tille, por burime jo zyrtare konfirmojne per Top Channel se Gjykata Kushtetuese po shqyrton dhenien e nje vendimi se shpejti, nese do ta pranoje apo jo kerkesen e Partise Demokratike per pezullimin e Aktit Normativ, qe shtyn hyrjen ne fuqi te ligjit per nepunesin civil. 

Top Channel