Burri denoncon në polici bashkëshorten 35-vjeçare: Ka braktisur dy fëmijët tanë të mitur

22/05/2024 13:22

Një 35-vjeçare nga Berati është larguar nga banesa dhe ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur.

Ka qenë bashkëshorti i saj i cili ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin për braktisjen e fëmijëve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. Z., 35 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se kjo shtetase ka braktisur fëmijën e tyre të mitur”, njofton policia.

Top Channel