Tre drejtues të Partisë së Gjelbërt Gjermane paraqitën dorëheqjen e tyre, pasi forca e tyre politike u renditet e katërta në zgjedhjet e fituara prej konservatorëve të Merkelit.
Drejtuesi kryesor i të gjelbërtve, Juergen Trittin, paraqiti dorëheqjen dhe konfirmoi se nuk do të kërkojë një mandat të ri.
Claudia Roth dhe një tjetër drejtuese, Renate Kuenast, gjithashtu paraqitën dorëheqjen.
Të gjelbërtit do të zgjedhin liderin e tyre të ardhshëm në zgjedhjet brenda partisë që zhvillohen në tetor.
Për këtë forcë politike, grumbullimi i 8,4% të votave dhe rënia në numrin e deputetëve në Bundestag ishte një rezultat zhgënjyes.
Ndërkohë, Partia Kristian-Demokratike e Angela Merkel ka refuzuar, të paktën deri tani, që të përfshijë të gjelbërtit në negociatat e tyre për formimin e qeverisë së ardhshme.
Top Channel